Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Bëhet bilanci i dëmeve nga zjarri te Biblioteka Kombëtare, ja librat që u dogjën

Nga Media 0

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani flet për pasojat e zjarrit që ra në ambientet e saj në muajin mars.

Zjarri ka shkrumbuar 3 308 njësi bibliotekare, nga të cilat 748 njësi janë formate gazetash. Gazetat dhe revistat e djegura datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.,

Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.

Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka te tjera. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra”, tha Asllani.

Një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin në katin e nëndheshëm të Bibliotekës, aty ku edhe ruhen materiale historike dhe libra të një rëndësie të veçantë.

/Shqiptarja.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej