Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Bebe Rexha na prezanton dhomën e saj disa orë para se të fillojë MTV

Nga Rexhina Biba 0

Nëse do mundoheshim të gjenim fjalën e duhur për këtë vit muzikor të Bebe Rexha “I suksesshëm” do të ishte perfekte. Me bashkëpunimet e nxehta dhe hitet e saj, 2016, duket se është viti i bukuroshes me origjinë shqiptare. Sonte në mbrëmje Bebe-n do ta shohim në një ndër rolet më të rëndësishme të karrierës së saj, si prezantuese e MTV European Music Awards, shfaqje madhore e cila do të mbahet në Rotterdam të Hollandës.

Përveç se prezantuese, këngëtarja e talentuar kandidon për 3 çmime të rëndësishme, si “Best Push” çmim për të cilin është vënë përballë shqiptares, Dua Lipa, “Best New”, dhe “Best Look”, ku ka përballë yjet e muzikës botërore si Beyonce, Rihanna, Sia dhe Lady Gaga.

Ja pra, dhe 6 nëntori i shumëpritur erdhi, dhe vetëm disa orë para mbrëmjes magjike, në derën e dhomës së Bebe Rexha, ka trokitur kamera e MTV, të cilën ajo e ka pritur me një “Mirëseardhje”. Përveç stafit të saj, si artisten e make up-it, parukierit personal, aty ndodhen dhe personat që e kanë mbështetur më shumë në karrierën e saj, Mama Rexha, siç e quan artistja 27 vjeçare, vëllai i saj Florent Rexha, dhe miku më i mirë. Duhet ta pranojmë që Bebe është shumë Funny!

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>