Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Bebe Rexha i jep një mesazh botës: Ne, femrat shqiptare jemi shumë të forta

Nga Klodiana 0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, nëpërmjet një komunikimi live me fansat në instastory, ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj.

Ajo tregon se si në moshën 16 vjeçare duke iu referuar kulturës dhe traditave shqiptare, u pyet nëse donte të martohej, ndërsa thotë se zemra dhe intuita e çonin tek muzika. “Unë nuk zgjodha atë rrugë, sepse besova dhe punova shumë që të jem këtu ku jam sot, pjesë e industrisë së muzikës”.

Duke treguar se sa i rëndësishëm dhe përcaktues ka qenë ky vendim për të, Bebe Rexha jep dhe një mesazh të fortë për natyrën e vajzave dhe grave shqiptare, duke treguar një potencë vendimëmarrëse, për të bërë gjëra të mëdha. “ Fakti që ne të gjithë mund ta bëjmë këtë si femra shqiptare, për mua është me të vërtetë frymëzuese, kjo tregon se ne jemi shumë të fortë”, shprehet ajo në instastory.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej