Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Bateria e iPhone shpërthen në dyqanin e “Apple”, disa të lënduar

Nga Klodiana 0

Në një dyqan Apple në Zyrih të Zvicrës është regjistruar një incident, ku bateria e një iPhone është nxehur dhe më pas ka shpërthyer.

Si pasojë një nga punonjësit ka pësuar djegie të lehtë në njërën dorë, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë marrë mjekim në vendin e ngjarjes për shkak të helmimit.

Për arsye sigurie rreth 50 persona mes të cilëve punonjës dhe klientë u nxorrën jashtë nga dyqani.

Apple është duke pasur probleme me iPhone. Bateria e një numri të madh të tyre janë fryrë dhe kanë shpërthyer. Kjo ka ndodhur në disa shtete të botës si Hong Kong, Japoni, Tajvan, Kanada, Greqi de së fundmi edhe në Zvicër.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej