Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Bashkia e Tiranës, stola të rinj për rrugicat dhe lagjet

Nga Klodiana 0

Bashkia e Tiranës ka shtuar stola të rinj për lagjet por edhe në çdo rrugicë të kryeqytetit.

Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë janë kujdesur që përveç zëvendësimit të stolave të dëmtuar apo vendosjes së stolave të rinj në rrugët kryesore apo këndet çlodhëse të ndërtuara nëpër lagjet e Tiranës, t’i vendosin ato edhe në rrugicat e kryeqytetit.

Siç shihet edhe nga fotot, ndalesa e radhës e Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1 ishte në rrugën “Vangjel Capo” ku ka vijuar puna për të vendosjen e stolave të rinj.

Duke vijuar çdo ditë me nga një punë konkrete punonjësit e kryeqytetit po kujdesen që Tirana të ndryshojë duke përmirësuar çdo ditë e më shumë jetesën e banorëve të saj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej