Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Bashkia e Tiranës fton qytetarët t’i bashkohen aksionit për pastrimin e qytetit

Nga Rexhina Biba 0

Më datë 13 nëntor, me iniciativë të Bashkisë, Tirana do të përfshihet në një aksion masiv pastrimi në çdo lagje të saj.

Gjithashu janë konstatuar edhe zonat më të ndotura, ku do të përqendrohet një pjesë e mirë e vullnetarëve.

“Bashkia bën thirrje për të gjithë banorët e Tiranës që më 13 nëntor të bashkohen në pastrimin e shtëpisë sonë të madhe. Synojmë pastrimin e rrugëve, koshave të mbeturinave, etj. Ne kemi evidentuar edhe disa pika të nxehta që janë njësia administrative numër 4, ajo numër 8 në Laprakë dhe 11”, ka deklaruar Julinda Dhame, drejtoreshë e Promovimit të Qytetit.

Pastrimi i Tiranës do të nisë në orën 09.00, ditën e diel. Sipas Bashkisë, një nga hapat e pastrimit të qytetit është që qytetarët të grumbullojnë thasët e zinj me mbeturina pranë konteinerëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>