Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Bashkia e Tiranës: Bllokimi i trafikut nga Muzeu tek Ministria e Energjisë

Nga Ejona 0

 

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e Hënë, datë 26 Shtator 2016, në vijim të zbatimit të fazës së parë të projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”, do të bëhet bllokimi i trafikut për kalimin e automjeteve në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjisë.

Qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim të Rrugës së Durrësit, si dhe në rrugën përpara selisë së Partisë Socialiste.
Faza e parë e punimeve në “Sheshin Skënderbej” përfshin punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujrave të shiut, si dhe atë të shatërvaneve, dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.

Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe mjeteve.

tiran

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej