Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Basha me të rinjtë: Të bashkohemi më 18 shkurt

Nga Klodiana 0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkoi që rinia, njësoj si 27 vite më parë, të bëhet bashkë për t’i dhënë lirisë të tjera dimensione me premtimin se akti i tij i parë si kryeministër do të jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë.

Më 18 shkurt do ushtrojmë të drejtën tonë fisnike, si qytetarë, që fatin ta marrin në dorë qytetarët. Ne nuk pranojmë zgjedhje të vjedhura nga politikanë të korruptuar. Më 18 shkurt në Tiranë të mblidhemi në një protestë mbarëpopullore, jashtë kufijve politikë. Të marrim një vendim të madh, që rinia të jetë e përfaqësuar, që rinia të jetë në ballë të kësaj beteje”, deklaroi Basha.

Basha prezantoi në një takim me biznesin dhe ekspertët e CDU-së gjermane programin ekonomik të PD, duke premtuar rritje të pagës minimale në 320 mijë lekë, ulje të moshës së pensionit, sikurse edhe një platformë sociale për familjet në nevojë.

“Ne parashikojmë që deri në fund të mandatit të parë qeverisës të rrisim minimalisht 33% pensionin minimal dhe të ulim moshën e daljes në pension. Një nga vendimet e para të qeverisë  time do të jetë rritja e ndihmës ekonomike dhe shpërndarja në çdo familje”, premtoi Basha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej