Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha: S’ka negociata në qershor! Më 16 shkurt, shqiptarët marrin fatet në duart e tyre

Nga Media 0

Kryetari i Partisë Demokratike mori fjalën teksa diskutohej për projektligjin për peshkimin në seancën plenare të së enjtes, por pak foli për këtë çështje. Ai kërkoi nga socialistët e ndershëm që t’i hapin rrugë një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e të pandikuara nga krimi.

“Isha në Lezhë dhe porti i Shëngjinit dukej si i bombarduar nga ajri. Peshkatarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa favorizohen vetëm një grusht peshkatarësh me lidhje me pushtetin. Të gjitha ligjet që sjellin këta në Kuvend janë ligje zhvatjeje. Oligarkët po ndajnë paratë me kryeministrin Rama dhe me politikanët e korruptuar, që s’kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve”, tha Basha. Sot është rasti i parafundit t’i bëj thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, që t’i thërrasin zërit të arsyes për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike për të spastruar vendin dhe Parlamentin kukull nga krimi dhe oligarkia që kanë kapur pushtetin”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se opozita ka shteruar çdo rrugë politike, ndaj paralajmëroi se në datën 16 shkurt, fjalën do ta marrë populli.

“As Bashkimi Europian dhe as Shtetet e Bashkuara nuk do t’iu lejojnë ta vazhdoni këtë maskaradë. Besoj se e keni marrë mesazhin, që në qershor nuk do ketë hapje negociatash për Shqipërinë. Përgjegjës për këtë është kryehajduti që është ulur në atë karrike, jo me votën e shqiptarëve, por me votën e krimit. Kjo është një faturë që s’mund ta paguajmë më. Jepini zgjidhje politike kësaj rruge, ndryshe që prej 16 shkurtit, qytetarët do ta marrin në dorë fatin e tyre, duke nisur me këtë sallë”./T.CH

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej