Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha: S’i dëgjoj më ndërkombëtarët, vetëm qytetarët

Nga Media 0

Një ditë para protestës Basha e thotë troç se nuk do të dëgjojë më ndërkombëtarët, por vetëm qytetarët.

“Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një mundësi Ramës dhe ai e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh. Prandaj, kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

Lulzim Basha reagoi për thirrjet e SHBA dhe BE-së, të cilët i kërkuan opozitës të shmangë dhunën në protestën e së shtunës.

“Nuk iu kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë me vlerat për të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës”, tha Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej