Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: Reforma zgjedhore u vonua për të pamundësuar votimin elektronik

Nga Rexhina Biba 0

basha-me-osbe-655x356

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.

Zoti Basha i bëri një prezantim situatës së rënduar në vend me theks të vecantë nevojën akute për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.

Basha tha se në mënyrë të qëllimshme, Rama pengon berjen efektive te komisionit per reformen zgjedhore dhe qe prej muajit maj ka refuzuar platformen e paraqitur nga Partia Demokratike për garantimin e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme.

Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Kryetari i Partisë Demokratike e konsideroi shumë të rëndësishme çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>