Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: Qëndrimi i Bundestagut, lajm i keq. Mbështetja e Gjermanisë, lajm i mirë

Nga Rexhina Biba 0

Në qëndrimin e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Lulzim Basha sheh dy lajme, një të mirë dhe një të keq.

Lajmi i keq sipas Bashës është qëndrimi kundra i Bundestagut gjerman, ndërsa lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Por për hapjen e këtyre negociatave kërkohen reforma, për të cilët Basha thotë se koha për realizimin e tyre është tani.

Statusi i plotë i Bashës: “Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.

Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Gjermania publikon kriteret për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>