Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Basha: Politikanët e krimit duan të vjedhin zgjedhjet

Nga Klodiana 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike të cilat sipas tij janë tregues i një qëllimi të vetëm: vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Me anë të një postimi në facebook Basha tha se mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri, sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit në Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje”, ka thënë Basha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej