Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Basha pas mbledhjes me aleatët: Nesër mbrojmë liritë themelore

Nga Klodiana 1

Pas përpunimit të mbledhjes së Bashës me aleatët, kreu i Partisë Demokratike tha se qëllimi i kryeministrit Rama është vetëm një, ai i shpëtimit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të zhduki dosjet.

Basha ka thënë se shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje , të bashkohen për të treguar  që ky vend ka institucionin e opozitës në këmbë,

Fjala e plotë:
Siç e keni marrë vesh, mbledhja e tryezës së bashkuar të opozitës ka përfunduar me një vendimarrje unanime. Opozita është e bashkuar dhe e vendosur për protestën e së nesërmes, protest e cila do të zhvillohet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, nga opozita parlamentare dhe nga qytetarët e bashkuar për të kundërshtuar me çdo formë dhe mjet demokratik puçin kushtetues që Edi Rama do të vërë në jetë nesër.

Interesi i Edi Ramës është dhe vetëm një; të shpëtojë Saimir Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Të mbyllë dosjet e korrupsionit dhe hajdutërisë masive të ministrave të tij, të ndihmojë narkotrafikantët që kanë rënë në rrjetën e Krimeve të Rënda apo në rrjetat e Antimafias dhe institucioneve ndërkombëtare të ligjzbatimit, të pengojë me çdo kusht nisjen e pastrimit të madh të politikës nga krimi përmes Reformës në Drejtësi.

Nesër Edi Rama ka dy qëllime. Duke dhunuar Kushtetutën të emërojë një prokuror politik. Duke emëruar një prokuror politik, të pengojë, të ngadalësojë apo të asgjesojë dosjet e krimit dhe korrupsionit që lidhin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me krimin dhe me atë vetë.

Në këto kushte, shqiptarët kanë të vetme zgjedhje, që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur Kushtetuta, pakti që ndaj të mirën nga e keqja, politikën demokratike nga diktatura, dhunohet dhe shkelet, dhe kjo është të bashkohemi për të treguar që ky vend ka institucionin e opozitës në këmbë, ka qytetarët e lirë në këmbë për të mbrojtur liritë themelore.

Pra, nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha që i ndajnë kombet e civilizuara nga kombet e robëruara. Për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur drejtësinë nga kapja politike, për të mbrojtur Reformën në Drejtësi.

Loading...

Komente (1)

  1. Kësaj Monikës, diçka shumë po i kërcen …, me siguri ka arsye (jo nga varfëria dhe as pse i dhimbset Shqipëria), për të përjetuar ndonjë siklet shumë të madh!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej