Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha: Nuk tërhiqemi nga protesta, ky është vetëm fillimi…

Nga Klodiana 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur para selisë së PD-së ku Këshilli Kombëtar i kësaj force vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare.

Basha tha se deputetët e PD do jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë dhe se PD iu bind urdhrit të sovranit.

“Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt ku viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, Shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur se kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit ti rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme. Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër, për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve.
Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat europiane“, u shpreh Basha.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej