Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha nga Sllovenia: KE të iniciojë një mision monitorimi në Shqipëri, si në Bosnjë e Hercegovinë

Nga Ejona 0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Lubjanë të Sllovenisë si i ftuar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Gjatë fjalës së mbajtur, Basha i kërkoi KE të iniciojë një mision monitori ashtu sikurse monitoron sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai vuri theksin tek Raporti Priebe, një projekt ky që ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”.- është shprehur Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej