Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë në selinë blu

Nga Ejona 0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kryetarët e Bashkive të djathta në selinë blu.

Mësohet se në takim është diskutuar mbi aksionin opozitar dhe për protestat, të cilat pritet të shtrihen në të gjitha qytetet e vendit.

Kujtojmë se paraditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi edhe Kolegjin e Kryetarëve me të cilën u diskutua dhe u vendos për datën e protestës.

Raportohet se protesta kombëtare do të zhvillohet në datën 11 maj në orën 18:30.

Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla.

Kryedemokrati Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej