Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: Lumturimi i martirëve, ngjarje unike për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

“Lumturimi i martirëve  është një ngjarje unike për Shqipërinë dhe Kishën Katolike”, është shprehur Lulzim Basha.

Postimi i plotë: 26 vjet pas kremtimit të meshës së shenjtë, që shënoi fillimin e rënies së diktaturës, Shkodra dhe Shqipëria kremtuan sot një tjetër meshë historike. Lumturimi nga Papa Francesku i 38 martirëve që u flijuan për besimin, për popullin dhe Atdheun është ngjarje unike për Shqipërinë dhe për Kishën Katolike. Për ne shqiptarët kjo është edhe prova se e verteta dhe vlerat triumfojnë në përjetesi, si dhe thirrje për të mos harruar të shkuarën e hidhur dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi parime e vlera te pavdekshme si liria, besimi në Zot dhe atdhedashuria. I uroj nga zemra besimtarët katolike dhe mbarë shqiptarët në këtë ditë të shënuar, që shenjtja Nëne Tereze dhe 38 martirët të na udhëheqin në rrugën e drejtë ”, shkruan Basha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>