Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Basha: Kokulur përpara shqiptarëve pasi kemi reflektuar për gabimet e bëra

Nga Skenderi 0

Kreu Demokrat, Lulzim Basha tha se partia e tij ka reflektuar për gabimet e bëra gjatë qeverisjes dhe se për këtë duhet të dalë kokulur përpara qytetarëve shqiptarë.

Basha theksoi  se për shkak të këtyre gabimeve kishte ndodhur rrotacioni në vitin 2013.

Në fjalën e mbajtur në Akademinë Politike,  Basha tha se Shqipëria është në udhëkryq për shkak të udhëheqjes nga një oligarki që vetëm vjedhin buxhetet e shtetit.

Basha: ” A vijmë të vetëdijshëm që edhe ne kemi bërë gabimet tona? Gabime që i kanë kushtuar interesit publik dhe ne duhet t’u japim përgjigje të qarta dhe të prera se ne vijmë si një forcë që ka reflektuar dhe pavarësisht rekordit tonë pozitiv, kemi pasur stokun tonë të gabimeve që patën rolin e tyre, rrotacionin në vitin 2013”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>