Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Basha: Kërkojm hetim të plotë rrethanave të aksidentit në Kamëz

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike përmes një deklarate për median, ka  kërkon hetim të plotë të rrethanave të aksidentit të ndodhur në Kamzë mbërmjen e 25 shtatorit ku humbi jetën një efektiv i policisë ndërsa 2 kolegët e tij të patrullës u lënduan.

Kreu demokat Lulzim Basha e quan këtë ngjarje jashtë mase tronditëse.Gjithashtu Basha  shprehu shqetësimin  për pasigurinë në rritje, sipas tij në cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Lulzim Basha:

“Ngjarje jashtë mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri.Jam i bindur që të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në Bruklin, do të frymëzohet dhe marrë shembull nga  jeta dhe vepra e kësaj Shenjtoreje shqiptare!”

 

Aksidenti ndodhi përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e 25 shtatorit. Furgoni i patrullës së policisë ka qenë duke patrulluar kur është përplasur nga pas nga një fuoristradë tip “Lexus” me targa  TR 8788T që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën efektivi i policisë  Ervin Haxhiaj,  42 vjeç ndërsa u plagosën dy kolegët e tij Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>