Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Basha i prerë: Nuk do të ketë një tjetër “17 maj”

Nga Klodiana 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Rama si ajo e 17 majit 2017. Në studion e emisionit “Opinion”, Basha tha se nuk ka marrëveshje me Ramën për të ndarë pushtetin në tavolinë.

“PD do të vijë në pushtet me votë. Nuk ka për të pasur asnjë negociatë dhe asnjë marrëveshje me Ramën. Qëllimi i opozitës është largimi i Ramës nga qeveria dhe një “17 maj” tjetër nuk do të ketë. Nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me Ramën.

Unë shkova në 17 maj me një qëllim që të garantoja cilësinë e zjedhjeve. Në atë kohë edhe faktori ndërkombëtar i bëri presion opozitës dhe vendi mund të hynte në një vorbull dhune. Më pas u faktua nga OSBE ODIHR që ato ishin zgjedhje të blera me paratë e drogës.

A do hyjmë në zgjedhjet e ardhshme? PD dhe aleatët po përgatiten për zgjedhjet. Qëllimi ynë që të imponojmë një zgjedhje politike pa Edi Ramën kryeministër” – tha Basha.

/opinion.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej