Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha: Futemi në zgjedhje vetëm po të plotësohen këto kushte (film)

Nga Ejona 0

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që është edhe një nga propozimet e tij të miratuara sot.

Ai u shpreh se Këshilli Kombëtar ka sanksionuar sot hapat për betejën politike në vijim.

“Jemi i vetmi vend në Ballkan për të cilin një nga parlamentet e vendeve anëtare i ka rekomanduar Brukselit heqjen e lëvizjes së lirë. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku brenda 6 viteve, 500 mijë banorë janë larguar nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, për shkak të mungesës së shpresës dhe mundësive, për shkak të represionit dhe brutalitetit të një regjimi të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar”, deklaroi ai.

Kreu i PD theksoi se ‘misioni ynë është i qartë’. “Këshilli Kombëtar në mbështetje dhe të vendimeve të mëparshme dhe në përgjigje të aspiratës mbarëqytetare për ndryshim sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike e cila ka objektiva të qarta. Të çrrënjosim krimin, korrupsionin. Të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe oligarkia që pamundësojnë mirëqenien, pamundësojnë vendet e punës, pamundësojnë zhvillimin ekonomik. T’u shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke iu rikthyer jo vetëm shpresën por edhe mundësitë në vendin e tyre, në qytetet e tyre, fshatrat e tyre  e shtëpitë e tyre dhe kjo ndodh vetëm duke rikthyer themelin e bashkëjetesës demokratike që është vota e lirë dhe e ndershme. Vendimi është i qartë, PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kshillit Kombëtar të PD.

LIVE – Deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD. #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 18 avril 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej