Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Basha: Ditët në vazhdim do ketë të reja të tjera

Nga Klodiana 0

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptare në mbështetje të krimit.

Në një dalje për media, Basha deklaroi se Rama duhet të kishte vënë para drejtësisë punonjësit që arrestuan Dritan Zaganin, i cili sipas Bashës, kishte të drejtë në gjithçka.

“Përgjimet e antimafias italiane tregojnë se Dritan Zagani kishte të drejtë me gjithçka. Rama dhe Tahiri kërkuan ta bëjnë shembull Zaganin për t’i treguar çdokujt në Policinë e Shtetit se çfarë e pret nëse flet. Megjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan në çdo hallkë të gjyqësorit dhe prokurorisë, punonjësit që arrestuan Zaganin duhet të hetohen në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Rama, të çonte këta punonjësit që arrestuan Zaganin në Prokurori. Por Rama nuk është më kryeministër, është avokati mbrojtës i Tahirit dhe Habilajve. Ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit, bredh kudo duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit, sepse kështu mbron veten e tij”, shtoi më tej kreu i PD.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej