Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: Beteja jonë, t’u kthejmë qeverisjen qytetarëve

Nga Klodiana 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar me anëtarët dhe mbështetësit demokratë në Memaliaj deklaroi se, beteja e opozitës ka si qëllim t’u kthejë pushtetin njerëzve përmes një qeverisjeje transparente.

Ai u kërkoi të pranishëmve të jenë në krye të aksionit për hapjen e partisë dhe veçanërisht qëndrimin pranë njerëzve.

Basha  shpjegoi se Partia Demokratike ka zgjidhje konkrete dhe realiste për gjendjen e rëndë që po kalon vendi dhe qytetarët.

Kryetari i Partisë Demokratike u kërkoi drejtuesve dhe anëtarëve të shkojnë derë më derë, për të identifikuar hallet konkrete të njerëzve, çdokënd që është në varfëri, i papunë dhe i goditur nga fatkeqesitë e natyrës dhe abuzimet e qeverisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>