Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: I bëj thirrje Ramës ta amendojmëligjin e vettingut

Nga Rexhina Biba 0

Kryetari i PD-së fton Edi Ramën të amendojnë ligjin e vettingut pa patur nevojë për vendimin e Gjykaëts Kushtetuese.

Në një prononcim për median nga selia e PD-së  Basha tha: “I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani. Kushtetuta thotë se vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, ndërsa Edi Rama do ta bëjë vetë vettingun me vartësit e tij. Arsyeja është e qartë si do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin

Duke iu përgjigjur dhe akuzave të Ramës se PD po bllokon procesin e integrimit, në emër të opozitës Basha kishte dhe këtë apel: Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo. Mjaft më duke e shpallur armik opozitën e shumicën e popullit tënd. Nuk do të ketë kurrë paqe me drogë, kriminelë në politikë. Nuk do të ketë kurrë paqe aq për ty nëse vazhdon të fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin. 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>