Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Basha: Banditët e qeverisë pengojnë drejtësinë. Vendi i zhytur në krim.

Nga Skenderi 0

Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë Rama për degradimin e situatës së rendit dhe sigurisë në vend.

Basha tha se kur 3 shtetas u vranë me armë dje, Edi Rama nxorri një zhgarravinë duke thënë se po vendos rendin, se numri i vrasjeve është ulur.

Ai gjithashtu tha se këtë pasiguri totale në vend e ka mbjellur Rama  , me kanabizimin e vendit, me sprapsjen e ligjit dhe me rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të krimit”

Kreu Demokrat u shpreh se dje policia, me urdhër të Ramës e Tahirit, i ka bërë rezistencë drejtësisë, duke penguar hetimin e duke mbrojtur 11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i qeverisë i del para prokurorit në Mat dhe me armë në dorë i pret rrugën drejt parcelave me kanabis.

Ky është shteti i Edi Ramës, ndërkohë që ai llomotit në Kuvend për drejtësinë, përfundoi fjalën Basha

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej