Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Barna të skaduara në QSUT”, Bardh Spahia: Kjo është kriminale

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është një nga zërat më kritik ndaj qeverisë kur vjen puna për problemet që  hasen në fushën e shëndetësisë.

Me anë të një reagimi në “Facebook”,  Spahia shprehet se ka denoncuar që vitin e kaluar se në QSUT , 93 % e barnave janë të skaduara.

“HAJDUTËT ME PUSHTET! E kam denoncuar që në fillim nëntorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaçeve, ku 93% e barnave në QSUT ishin te skaduara. Në atë kohë ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat janë kokëforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit janë kokëforta: 7 milione euro ilaçe të skaduara, jo pak!!! Përshëndes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal të hapur nga Prokuroria e Tiranës.

Ështe kriminale të luash me jetën e pacientëve, duke synuar përfitim permes ilaçeve. Të gënjesh është po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet të paguaj! As mjekët, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet të tolerojnë vjedhjen si model qeverisjeje!”, shkruan Spahia.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej