Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Barkmadhi fshati shqiptar katolik që Mbretëria greke i ndërroi emrin

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Fshati Kastrica deri në vitin 1927 quhej Barkmadhi ose Brakmadhi, por meqenëse emri i këtij fshati kishte kuptimësinë e fjalës të gjuhës shqipe atëherë me dekret të Mbretërisë së Greqisë të 1 Prillit 1927, FEK A76/1927, ju ndërrua emri, ashtu si shumë fshatra të tjerë në Epir.

Kastrica ose Barkmadhi ndodhet 10 km larg qytetit të Janinës, buzë liqenit. Sipas disa të dhënave në këtë fshat në vitin 1196 është ndërtuar manastiri katolik i Shën Gjon Pagëzorit. Pra, banorët e këtij fshatit i përkisnin besimit katolik. Ndërsa kisha dhe manastiret e ritit ortodoksë datojnë në vitin 1765. Sot, kisha katolike e Shën Gjon Pagëzoit është kthyer në kishë ortodokse.

Në territorin e këtij fshati janë gjetur vendbanime të lashta arkeologjike, varre, enë qeramike. Ka hipoteza që vendbanimi i lashtë që është gjetur në kodrën e Kastricës-Barkmadhit, të jetë pallati ku ka jetuar Olimbia nëna e Aleksandrit të Madh dhe motra e mbretit Pirro.

Duhet thënë se fshatrat në Epir apo Çamëri, ku kanë jetuar shqiptarët janë zbuluar gjurmë të vendbanimeve të lashta. Shteti grek ka ushtruar presion, dhunë dhe gjenocid për të përzënë shqiptarët vendas nga Epiri dhe vendosi ortodoksë të ardhur nga Karpatet dhe Azia e Vogël.

Më tej, me dekrete të veçanta Greqia ndryshoi nga viti 1913 e deri 1960 të gjitha toponimet që ishin me fjalë të gjuhës shqipe.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej