Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Barcelona mposht bindshëm Bilbaon

Nga Klodiana 0

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultatin bindës 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi përballë Atletik Bilbaos. Katalanasit nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim suksesin në këtë takim duke siguruar 3 pikë autokritike pas hapit fals në javën e kaluar kur barazuan në transfertë 1-1 me Betisin.

 

Pako Alkaser arriti të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës pas një peiudhe të gjatë pritjeje që pas transferimit të tij në “Kamp Nou” në merkaton e verës. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 18. Lionel Mesi dyfishoi shifrat në minutën e 40 duke shënuar me një goditje dënimi fantastike, ndërsa Aleiks Vidal vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 67.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 45 pikëve duke mbajtur vendin e 2-të në klasifikim, 1 pikë pas Realit të Madridit që ka zhvilluar 2 ndeshje më pak.

/panoramasport/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej