Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Banorët e fshatit që u “përpi” nga flakët rrëfejnë momentet e tmerrit: Na u dogj gjithçka

Nga Klodiana 0

Dhimbja është ulur këmbëkryq në fshatin bregdetar Mati, 25 km larg Athinës, ku zjarri thuajse përpiu gjithçka, duke marrë edhe jetë njerëzish. Pamjet dramatike që vijnë nga Mati i ngjajnë atyre të një apokalipsi. Mediat greke kanë publikuar dëshmi rrëqethëse të qytetarëve, të cilët sot vuajnë pasojat e humbjes së të dashurve të tyre, por edhe të dëmeve që la pas zjarri.

Një e moshuar, banore e këtij fshati tregon për “Zougla.gr” se si i mbijetoi flakëve, teksa arriti të shpëtonte nipërit dhe mbesat e saj.

“Pashë që shtëpia ime digjej dhe unë nuk mund të bëja asgjë”, rrëfen gruaja, e cila ka humbur gjithë pasurinë e saj nga zjarri. Ndërkohë një tjetër banor tregon se si arriti të shpëtonte nga flakët e frikshme, ndërsa kishte marrë me vrap fëmijët e tij dhe ishte drejtuar për nga deti.

Në këtë fshat humbën jetën 26 persona, 3 prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë, të cilët u gjetën të djegur në një restorant. Ai është një fshat i vogël turistik me pamje nga deti me pak se 40 kilometra nga Athina.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej