Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Banka Botërore ofron 71 milionë dollarë për zhvillimin urban dhe turizmin shqiptar

Nga Ejona 0

Mbrëmjen e djeshme bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.

Ky projekt ka si synim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, të forcojë kapacitetet e institucioneve si dhe të mbështesë turizmin në nivel lokal kryesisht në jugun të Shqipërisë.

Kështu ky projekt pritet të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, respektivisht në shtimin e të ardhurave në familjet shqiptare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>