Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Bamirësia nuk është biznes

Nga 27.al 0

Nga Ilir Hoxholli

Unë e di që disa miq të mirë kërkojnë që t’u përgjigjem shpifjeve të disave, se unë e bëj bamirësinë për karrierë.

Disa habiten me durimin, ndërsa une vazhdoj të kënaqem me dikë që ushqehet, me dikë që vishet, me dikë që buzëqesh në varfëri. Bamirësia nuk është biznes, ajo është hyjnore, kur ti ushqen një të varfër është njëlloj sikur të kesh ushqyer Zotin.

Ashtu i drejtohet njeriut, kur do të dalë para Tij: Pse nuk më ushqeve, kur Unë isha i uritur?

E njeriu përgjigjet: Si mund të jesh Ti  o Zot i im i uritur, kur Ti je Krijuesi i gjithçkaje?

E Zoti i thotë: Të kishe ushqyer njeriun e varfër në mesin tuaj…
A nuk mjafton kjo për të qetësuar zemrat?

A nuk mjafton kjo për të harruar dhe zhvlerësuar çdo shpifje?

Ndaj miqtë e mi, mos prisni ta ul këtë vepër të lartë hyjnore në nivelin e fjalëve boshe. Gjithsecili është peng i fjalëve dhe veprave të veta.

Zoti ju ruajt e ju dhëntë mirësi të gjithëve…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>