Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Balotelli u ankua për ofendime raciste, por gjyqtari e ndëshkoi me karton!!!

Nga Klodiana 0

Klubi francez i Nice është ankuar se Mario Balotelli ka marrë një karton të verdhë në momentin që ka pretenduar nga gjyqtari të ndalë koret raciste kundër tij në ndeshjen e humbur 3-2 ndaj Dijon, të shtunën në mbrëmje. Ishte minuta e 74-t, kur sulmuesi me ngjyrë nga Italia protestoi te gjyqtari Nicolas Rainville në lidhje me abuzimin që po bënin tifozët e Dijon.

Në faqen zyrtare të Nice në “Twitter”, italiani shkroi: “Mario Balotelli mori karton të verdhë pasi e humbi durimin me ofendimet raciste që po vinin nga tifozët vendas.”

Nuk është hera e parë që Mario Balotelli pëson ofendime të tilla në Francë. Në janar 2017, ai foli kundër tifozëve të Bastia që gjatë ndeshjes imitonin majmunët në momentin që ai prekte topin. Atëherë, Federata Franceze e Futbollit nisi një hetim, ndërsa këtë herë nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej