Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Ballafaqimi, Asqeriu-Kumbaros: Nuk servilosem, kam mbetur 14 vjeç jetim, pyes vetëm për Zotin (Film)

Nga Media 0

Mirela Kumbaro është takuar me një përfaqësi e aktorëve në Ministrinë e Kulturës ndërsa pjesa tjetër e artistëve ishin mbledhur te Teatri Kombëtar.
Në debatin me ministren është përfshirë menjëherë aktori Bujar Asqeriu. “Nuk i servilosem askujt, kam mbetur 14 vjeç pa nënë pa baba e kam ndërtuar jetën jetim me thonj e gjak dhe nuk pyes për askënd vetëm për Zotin, prandaj respektojini artisët”, ka deklaruar ai.
I revoltuar mbi gjendjen e artit në Shqipëri por edhe me pengjet e kolegëve që nuk jetojnë më, Asqeriu ka vijuar:

Teatrot në rrethe kanë vdekur, zonja ministre tunduni.  Nuk jemi tregtarë specash. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët. Asnjë nga studentët nuk kthehet andej nga ka ardhura pasi teatrot në bashki kanë vdekur, merrnin zorrën e ujit nga lokali përballë për të larë fytyrën zonja ministre. Unë për 3-4 vjet dal në pension, por teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, për teatrin shqetësohem unë. Kam pengjet e artistëve që kanë ikur 50 vjeç nga kjo jetë. Ju nuk i dini po i di unë. Ju shqetësoheni pse shqetësohemi ne. Për këta shqetësohem unë. Asnjë kryeministër nuk mbahet mend në Brazil, por Pele mbahet mend, sepse arti është ai që mbahet mend.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej