Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Balla: Gjyqtarët dhe prokurorët që s’kanë kaluar vetting-un, jo në listat e kandidatëve

Nga Skenderi 0

Deputeti socialist Taulant Balla propozoi në emër të grupit parlamentar të PS-së që çdo gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar përmes procesit të vetting-ut, por është dorëhequr, apo që nuk ka përfunduar procesin e vlerësimit,  të mos përfshihet në listat e kandidatëve të partive për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Propozimi që do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në Kodin Zgjedhor që parandalon përfshirjen në listat e kandidatëve ata që nuk e kanë bërë vetting-un ose që procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar”, tha Balla.

Gjithashtu Balla  bëri dhe një paralelizëm duke thënë se meqenëse Kuvendi ka miratuar ligjin që personat me rekorde kriminale mos të hyjnë në lista, as prokurorë e gjyqtarë që nuk kanë kaluar vetting-un, nuk do përfshihen.

Më tej ai tha që “… PS synon që ky propozim të diskutohet në komision, por nëse PD-ja vazhdon ta bojkotojë komisionin, ne do ta depozitojmë në rrugët që përcakton rregullorja e Kuvendit për amendamentet ligjore”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej