Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Balla i dërgon policinë Berishës: Merreni me forcë të dëshmojë për çështjen CEZ

Nga Skenderi 0

balla-berisha

Ish Kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet me forcë në komisionin  hetimor për të dëshmuar në çështjen e “CEZ”

Siç e kishte paralajmëruar tre javë më parë nga foltorja e kuvendit deputeti socialist, Taulant Balla në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor për CEZ ka dorëzuar një shkesë në polici për të shoqëruar me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ballës kjo është hera e tretë që Berisha thirret për të dëshmuar, pasi më parë është vënë në dijeni edhe dy herë të tjera me anë të shkresave zyrtare. “Shkresa Berishës iu dërgua nga unë si kryetar i komisionit dhe nga sekretarja e përgjithshme e kuvendit”,- thotë ai.

Shkresa ndaj Berishës është publikuar edhe më herët nga Balla. Në të thuhet se nëse ai nuk paraqitet për të dëshmuar, atëherë do të shkojë policia ta marrë me forcë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>