Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Balla- Berishës: Eja në komision, ose të solla policinë

Nga Klodiana 0

Kreu i Komisionit Hetimor për CEZ-in, Taulant Balla pasi nuk arriti t’i merrte dëshminë radhën e kaluar të djalit të Ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzenit ku i kërkon të paraqitet në komision ditën e hënë në orën 17:00 në të kundërt do ta shoqëronte me polici.

Shkëlzen Berisha ka deklaruar se Taulant Balla nuk është i interesuar që të dalë e vërteta ndaj nuk lejoi që mbledhja e kaluar të drejtohej nga një prej kolegëve të tij.

“Përse ky komision duhet të drejtohet nga një njeri që është i dënuar për shpifje ndaj meje? Ai nuk deshi që ta zëvendësonte ndonjë koleg sepse nuk do të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje me zotin Ismailaj dhe as me zotin Kalaj. Mirë zoti Kalaj që nuk gjendet por Ismailaj? Kjo është e ezauruar”, tha Shkëlzen Berisha.

I pyetur për provat që ka paraqitur Taulant Balla që e implikojnë në çështjen e CEZ, Shkëlzen Berisha tha se asnjë nuk e di se nga kanë dalë ato prova apo nëse janë të certifikuara.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>