Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Balla-Bashës: Mos e ço në mendje 1997

Nga Klodiana 0

Nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla është shprehur se lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri.

Balla ka komentuar nga Librazhdi deklaratat e Lulzim Bashës për bllokim të rrugëve ditën e hënë në një protestë kombëtare.

Balla i kërkon Bashës që të mos ta çojë ndërmend të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle dhe çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë.

“Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politikë të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikës nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.

Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkolle apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, tha Balla.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej