Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Balla: Basha ka fobi nga gjykatat. Nuk e kam takuar asnjëherë Fredi Alizotin

Nga Media 0

Ka zgjatur më pak se 30 minuta seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Mungesa e Bashës bëri që seanca të shtyhej, për në datën 23 tetor ora 12:00. “Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD. Unë e dija që Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk e besoj që do të paraqitet ndonjë ditë. Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Balla u shpreh i bindur se Basha do të dënohet dhe paratë e dënimit do të shkojnë për bamirësi. Në fund të këtij procesi penal për shpifje, sipas nenit 120 ku Basha jam i sigurt që do të dënohet. Do të kemi edhe një proces tjetër civil për dëmin e shkaktuar. Në përfundim të procesit penal dhe së bashku do të shkojmë në një prej qendrave të fëmijëve jetimë për t’ia dhuruar”, u shpreh Balla.

Taulant Balla gjithashtu ka reaguar sot pas videos së publikuar një ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji ku kunati i “Babales”, Fredi Alizoti implikon Taulant Ballën dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu në këtë çështje.

Balla tha se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin dhe se të gjitha akuzat nuk janë të vërteta.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej