Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

“Bajram Curri u lind në rrugë, te Krusha e Madhe”

Nga Media 0

Hajrie Curri, vajza e Bajram Currit, në librin “Ecje nëpër kujtesë – Tregime jete të grave me karrierë” flet për lindjen e vështirë të babait të saj. Në bashkëbisedim me Sanije Gashin, Hajrija tregon për Bajram Currin, burrin që kurrë nuk do t’i bjerë në dorë armikut, burrin që lindi në rrugë.

Po e sjellim këtu një pjesë nga libri : 

Ishin kohë nën okupimin osman, viti 1862. Shaqir Currit, të atit të Bajramit, që ishte një kundërshtar i rreptë i regjimit turk, pas një “konflikti”, meqë zaptijet nuk po mund ta shtinin në dorë, ia marrin gruan, shtatzënë.
Hajria rrëfen:
“Babai im ka lindur në karrocë druri, në kohën kur gjyshen time, të shoqëruar nga gruaja e axhës, po e internonin, nga Gjakova në Prizren. Gjyshja, që ishte në ditë të vetë, lindi në rrugë, te Krusha e Madhe. Një familje fisnike nga ky fshat, i vijnë e i sjellin tesha, për ta mbështjellë beben. Kishte qenë ditë Bajrami, prandaj edhe, siç thuhet, kishte lindur me emër – Bajram.”

Të ëmën, bashkë me foshnjën i mbajnë për 6 muaj në internim në Prizren, prej nga Bajrami del foshnjë 6 muajshe. Kjo edhe është arsyeja pse Bajrami betohet që kurrë më, përjetë, nuk do të bjerë në dorë të armikut! Prandaj, tregon Hajria, kur Bajrami dilte nga shtëpia, gjithherë i mbante dy revole në brez, ndërsa kur e shoqja, Ajkuna po e pyeste – “Po pse, more burrë, me dy?”, ai përgjigjej shkurt:
“Një për vete e një për armikun! C’thua ti, t’u bie unë në dorë armiqve! Jo kurrë! Dhe mbajeni mend, nëse më gjeni me plumb në ballë, ta dini….!”, rrëfen e bija.

“Bajram Curri u lind në rrugë, te Krusha e Madhe”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej