Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Babalja” u arratis nga Kosova, flet avokati i tij: Ja pse është larguar

Nga Klodiana 0

Tom Gashi avokati i Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babalja në një intervistë për Fax News, foli për arratisjen e “Babales” nga Kosova për të kërkuar azil politik në Hungari.

Tom Gashi konfirmoi largimin e Albert Veliut nga Kosova, ndërkohë që shtoi se ai është larguar drejt Brukselit dhe jo Hungarisë, para më shumë se tre javësh.

Gashi u shpreh se arsyet e largimit të Babales nga Kosova, është se ai është keqtrajtuar juridikisht nga shteti dhe se është arrestuar dhe në mënyrë të paligjshme.

“Për mua është lajmi vjetër dhe kam pritur që të jetë z. Albert Veliu të sistemohet mirë në aspektin juridik. Ai është larguar me datë 25 dhjetor, për shkak të keqtrajtimit juridik që ka pasur në Kosovë, për shkak të arrestimit të tij në Kosovë, në mënyrë të paligjshme, më pas me kërkesën time është liruar. Ai ka kërkuar që të bashkohet me familjen e tij të cilët janë në Bruksel.

Kalimi i tij ka qenë përmes Kosovës dhe Hungarisë, për tu larguar në Bruksel. Ai ndodhet në Bruksel. Unë nuk e kam bërë publike sepse kam obligim ligjor për interesat e klientit tim.

Unë nuk i di teknikat e rrugëve, por ai është larguar pa i njoftuar autoritetet e Kosovë, pra ka hequr dorë nga kërkesa për azil në Kosovë pasi u keqtrajtua juridikisht, duke dhe u arrestuar.

Ai është në duar të autoriteteve politike në Bruksel. Unë e kam përfqësuar me rastin e arrestimit, për shkak se kërkesa për azil është dashur që të parandalojë arrestimin. Ai është ndjerë i pasigurtë dhe informacionin e kam marrë prej tij, kur është larguar. Unë besoj se nuk do ta kthejenë, nuk do të lejoj BE që të kthehet në Shqipëri, pasi të drejtat e tij janë shkelur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.”– u shpreh avokati.

/faxnews.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej