Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Babalja” Salianji: Procesi po zvarritet, hetimi politik

Nga Klodiana 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen ‘Babalja” për të cilën ai dhe gazetari Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.

“Prokuroria është në shkelje të ligjit. Hetimi është politik. Nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e afateve të hetimit. Një gjë e tillë bëhet për të mbajtur një tymnajë dhe për të mos i dhënë drejtim lidhjes së qeverisë me krimin dhe favorizimit të trafiku të drogës nga ana e qeverisë së Ramës dhe ish-ministrit të tij të Brendshëm. Vazhdon një hetim jo për personin që është në burg (Agron Xhafën) në Itali por për ne që e kemi denoncuar dhe gazetarin. Nuk ka asnjë shqetësim asnjë merak nga ana ime vetëm një merak për zbatueshmërinë e ligjit dhe nxjerrën para përgjegjësisë të personave që merren me trafik droge. Gazetari që denoncon Jetmir Olldashi është ende nën hetim, kurse afatet e hetimit për Sajmir Tahirin që akuzohet për trafik droge janë mbyllur. Nuk e di çfarë ka kjo çështje që zgjatet për 9 muaj”,- shtoi deputeti i PD.

Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babalja”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge). Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej