Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Babalja”, Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me një CD

Nga Media 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji,  ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Salianji u fut me një CD në dorë në ambientet e prokurorisë ku do të merret në pyetje nga grupi i hetimit për audio-përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Fletë-thirrja nga organi i akuzës iu drejtua të enjten deputetit dhe vjen pas mbërritjes së ekspertizës për audiopërgjimin, ku dyshohet se është i përfshirë vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Pak ditë më parë nga laboratori anglez ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme përgjigjia e audio përgjimit, i cili ka rezultuar se nuk mund të konfirmohet si material autentik.

Sipas ekspertëve materiali që është dorëzuar nuk është origjinali dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e zërit, i cili nuk konfirmohet që të ketë përputhje me atë të Agron Xhafajt.

Gjithashtu prokuroria ka marrë edhe përgjigjet e qelizave celulare që kanë hedhur dritë mbi vendndodhjen e personave të përfshirë në audiopërgjim. Mësohet se nga prokuroria do të kërkohet edhe kthimi në Shqipëri i Albert Veliut, personi i njohur si “Babalja”, i cili ka bërë edhe përgjimin.

Albert Veliu aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin pas publikimit të audio përgjimit në Shqipëri.

Si pasojë e publikimit të rastit nga PD shtetasi Agron Xhafaj paditi Albert Veliun për shpifje dhe më pas u largua duke u vetëdorëzuar në shtetin italian.

http://www.oranews.tv/article/babalja-ervin-salianji-ne-prokurorine-e-krimeve-te-renda-me-nje-cd

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej