Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Babalja as Xhisiela nuk parandaluan dot rritjen e çmimit të karburanteve

Nga Media 0

Nga Elkier Bushkolaj

Babalja as Xhisiela nuk parandaluan dot rritjen e çmimit të karburanteve, degradimin e cilësisë së ushqimit dhe ujit që shqiptarët konsumojnë çdo ditë.

As Babalja as Xhisiela nuk ndikuan që krimi të mos trondiste kryeqytetin në zemër të tij, as nuk bënë që numri i aksidenteve rrugore me pasoja në jetë njerëzish të pësonte ulje.

Babalja dhe Xhisiela mbushin panalet televizive me analistë të pavarur nga partia politike e kundërshtarit në kolltukun luksoz përballë dhe portalet me klikime, ndërkohë sofra e shumë familjeve shqiptare vijon të mbetet bosh dhe shumë fëmije e shuajnë urinë me gjumë.

Pensionistët pasi kanë paguar faturat e kripura të dritave dhe ujit, nuk kanë mundësi t’i blejnë ilaçet e skaduara as në muajn tetor, por pak rëndësi ka kjo, Babalen e Xhisielen kemi merak të jenë mirë.

Arben Ahmetaj falenderon Babalen dhe Xhisielën për Eurbondin prej 500 milionë erosh që Shteti Shqiptar mori borxh si dhe për rritjen ekonomike, si asnjë herë më parë këto 500 vitet e fundit.

Telenovelat turke për herë të parë kanë filluar të ndjejnë konkurencë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej