Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Avokati i kreut të AAK: Haradinaj do të lirohet, pafajsia e tij është vërtetuar dy herë në Hagë

Nga Skenderi 0

Arianit Koçi: Kērkesa për ekstradim nga ana e Begoradit do tē refuzohet

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koçi sqaron se kreu i AAK-së do të paraqitet gjatë ditës së sotme në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Kolmar.

Në një postim në rrejtin social Facebook Koçi shprehet se dhoma hetimore e kësaj gjykate do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Më tej Koçi shprehet se Franca është një prej vendeve që e ka mbështetur më fort Kosovën në rrugën drejt lirisë dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Prandaj, vijon Koçi  kērkesa për ekstradim nga ana e Begoradit do tē refuzohet dhe Haradinaj pritet të lirohet shumë shpejt.

Pafajësia e tij lidhur me akuzat e Serbisë, janë vërtetuar dy herë  në Tribunalin e Hagës, shprehet Koçi

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej