Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Avokati i Ronaldos në Las Vegas: Dokumentet janë manipunuar

Nga Klodiana 0

Cristiano Ronaldo vazhdon betejën e tij ndaj akuzave për përdhunim nga modelja amerikane, Kathryne Mayorga. Futbollisti portugez mohon çdo akuzë të 31-vjecares, e cila sipas tij synon të përfitojë nga imazhi i tij.

Kathryne Mayorga pretendon se në vitin 2009 është përdhunuar nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas. Një dokument i marrëveshjes së fshehtë të nënshkruar nga dy palët në vitin 2010 (botuar në revistën gjermane Der Spiegel), tregon se vajza amerikane kishte premtuar se do të heshtte për atë që ndodhi atë natë qershori pas pagesës prej 375 mijë dollarësh.

Dokumenti (një marrëveshje e bërë disa muaj pas ngjarjes) në të cilën CR7 quhet “Topher”, është firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo.

Por së fundmi futbollisti ka dërguar në SHBA avokatin e tij për t’u marrë me këtë çështje. Peter Christiansen do të përballet me akuzat ndaj klientit të tij në Las Vegas. Sipas së përditshmes portugeze “Correio de Manha” avokati i Ronaldos ka deklaruar se dokumentet janë manipuluar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej