Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Autoriteti Rrugor apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes, ja akset problematike

Nga Skenderi 0

Autoriteti Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, pasi si pasoje e reshjeve të shumta ka pasur rrështje të shumta dherat dhe përmbytje të rrugeve.

Gjithashtu autoriteti Rrugor bën publike situatën në akset rrugore, por dhe në qarqe të ndryshme të vendit.

Tiranë- I bllokuar nënkalimi tek City Park

Ka rreshje të dendura në të gjithë qarkun. Në segmentin rrugor  Tiranë – Durrës, në rrugën që shkon për  tek nënkalimi i City Park, rruga është e bllokuar pasi ka një cedim ( ulje  të madhe). Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Po punohet nga firma kontraktore për normalizimin e situatës.

Deri tani Superstrada Tiranë – Durrës nuk ka probleme për qarkullimin.

Në segmentin rrugor Lanabregas – Uzina Traktori, ka prani të ujit në rrugë. Firma po punon për zhbllokimin e tombinos me mjete dhe punëtorë, si dhe po bën mbushjen e pjesës së poshtme të saj me material. Nuk ka problem për qarkullimin në këtë segment.

Durrës- Në zonën e Shkëmbit te Kavajes, ka prani te ujit në rrugë. Kontraktori po punon me mjete dhe forca për largimin e ujit me anë të pompave.

Grumbullim aluvionesh ka edhe tek rruga e Spillesë, por po pastrohen nga kontraktori.

Në të gjitha akset e tjera  qarkullohet normalisht.

Vlorë- Në aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është dëmtuar Ura që lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndertimin e një ure të re.

Kukës- Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Në disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rrugë. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.

Në aksin Kukës – Qafë Shllak, ku ka patur nje shëmbje të rrugës, kalimi  kryhet  vetëm për mjetet e vogla dhe furgonat.  Firma kontraktore po punon për mbajtjen nën kontroll  të situates. Situata e pandryshuar prej disa ditësh.

Në aksin Krume – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatësi rreth 50 ml, rruga është 1 kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin. Situata e pandryshuar prej disa ditësh.

Dibër – Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Në disa  akse  të këtij Qarku ka prani të materialeve  dhe uji në rrugë, por pa problem për qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuar për pastrimin e akseve.

Aksi K. Hadroj – Qafe Bene, është hapur me dy kalime në të gjithë gjatësinë e tij. Megjithatë herë pas here ka rënie gurësh e dherash nga rreshjet. Firma kontraktore po bën pastrimin e aksit. Situata tek Tuneli i Gjegjanit  është normalizuar dhe rruga është e hapur. Po punohet nga kontraktori për pastrimin e saj nga dherat .

Në aksin Skuraj – Burrel, ka demtime të shpatullave të urës në hyrje të Klosit, nga prurjet e lumit.

 Shkodër– Në disa akse të ketij Qarku ka probleme, siç  janë: Shkodër – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rruges.

Te  Harku i Berdices, situata është normalizuar, qarkullimi kryhet normalisht. Në të gjitha akset po punohet me forca dhe mjete për  pastrimin e akseve.  Qarkullimi është normal.

Në akset Puke – Fushë Arrëz, Fushë Arrëz – Qafe Mali – Qafë Shllak, ka patur renie gurësh e dherash në rrugë. Kontraktorët e akseve po punojnë për pastrimin e akseve. Qarkullimi është normal në këto akse.

Edhe në aksin Qafë Mali – Fierze, ka patur renie gurësh e dherash, të cilat po pastrohen nga kontraktori. Në këtë aks kontraktori ka bërë pastrimin e kunetave, tombinove dhe kanaleve anësore të rrugës.

Renie gurësh e dherash ka patur edhe ne akset Qafe Laç – Koman dhe Hani i Hotit – Tamare, si pasojë e rreshjeve të natës së kaluar. Kontraktoret kanë bërë pastrimin e akseve dhe qarkullimi është normal në këto akse.

Në aksin B. Curri – Valbonë, prurjet e shumta kanë gërryer nje pjesë te rrugës.  Në vend  ka prani të mjeteve dhe fuqi punëtore të shtuar të kontraktorit, të cilët bëjnë pastrimin e aksit nga rënia e herë pas hershme e gurëve dhe dherave.  Është vendosur sinjalistika përkatese që tregon ngushtimin e seksionit të rrugës. Në këto momente rruga është hapur me një kalim.

Në akset e Tropojës ka patur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, që po pastrohen n

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>