Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Audiopërgjimi, arrestohet në Kosovë “dëshmitari X” Albert Veliu (Babalja)

Nga Klodiana 0

Albert Veliu apo i njohur ndryshe  si “Babalja” është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Pas akuzave të ngritura nga autoritetet shqiptare, policia kosovare ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare Veliun, e njohur ndryshe si “babalja”, protagonist i audio-përgjimit me Agron Xhafaj.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga Policia e Shtetit. Veliu akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim si kalim të paligjshëm të kufirit. Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

Burimet të njejta kanë pohuar për “BalkanWeb” se Astrit Veliu është arrestuar në qendrën e azilit politik në Prishtinë, ndërsa më pas është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Rasti i “Babales” ka trazuar politikën shqiptare me akuza dhe kundër akuza të forta të bëra nga të gjitha palët. Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka favorizuar vëllain e tij, Agronin, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, por ky i fundit i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre duke i quajtur thjesht “shpifje” të opozitës dhe Partisë Demokratike.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafikon droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

/balkanweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej