Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët zbresin prej pellazgëve. Kush mendon ndryshe, në qoftë i huaj është gomar, në qoftë shqiptar është tradhëtar".

                                                                                        -Faik Konica

Audio-përgjimi i Xhafajt, Vasili: Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues, s’thotë dot agjencinë

Nga Klodiana 0

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, një ditë pas publikimit të rrëfimit të dëshmitarit X.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se kreu i qeverisë nuk thotë dot agjencinë e cila sipas tij bëri verifikimin e audio-përgjimit të publikuar nga PD dhe që sipas Ramës nuk ishte autentik.

Postimi i plotë
Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues, dje “verifikoi”audion, sot s’thote dot agjencine.

Mashtrues ordiner dhe i inkriminuar, ky eshte kryeministri. Genjeu shqiptaret kudo qe jane dhe u tha me gojen plot se kish verifikuar audion e pergjimit te vellait e ministrit dhe deklaroi se ishte e manipuluar.

Ja cfare tha pacipesisht kryeministri dy dite me pare:

“Qoftë përgjigjia që kam marrë nga analiza shkencore të materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet më lart, prej të cilave nuk kanë asnjë indicie të vëllait të Ministrit të Brendshëm”.

Cfare tha mashtruesi kryeminister sot:
Rama: “Si jam drejtuar asnjë firme, por një agjencie të specializuar. Adresën s’mund ta jap.”
Kush e beson më kete kryeminister nuk ka respekt per veten.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej