Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Audio e rrallë, dëgjoni shprehjet e vjetra të shqipes arvanitase

Nga Media 0

Mençuria dhe urtësia e një populli lexohen lehtë në shprehjet që ai trashëgon brez pas brezi. Filozofia e shprehjeve që datojnë larg në shekuj është përherë aktuale, nuk vjetërohet kurrë, edhe pse brezat ndryshojnë.
Shqipja, ka shumë shprehje të njohura që në letërsi e në jetën e përditshme vijojnë ende të përdoren dhe kuptohen qartë. Por, thesare të rralla ruan në rrënjët e saj kjo gjuhë e lashtë, kjo pasuri e madhe e jona.
Një material audio, në të cilin dëgjohen shprehje të vjetra shqipe arvanitase është padyshim një nga pasuritë gjuhësore, që çdo shqiptar i këtyre ditëve duhet t’i dëgjojë me kureshtje e krenari.
Nuk është e lehtë të deshifrohen fjalët, disa shprehje janë të dëgjuara, e të tjera kërkojnë më tepër vëmendje e njohuri gjuhësore.
Ju ftojmë të dëgjoni shprehjet e vjetra, të ruajtuara në formën origjinale. Çdo shkronjë tingëllon ashtu siç e kanë thënë arvanitasit dikur.
Kemi shkëputur disa shprehje, të tjerat besojani veshëve tuaj.
Dy krushka në një vatër, 2 mace në një pjatë
Vunë ujkun të ruajë dhentë
Punën e natës e sheh dita dhe qesh
Djali i tim djali, është dy herë djalë
Bukë s’kemi, djathë kërkojmë
Klikoni linkun më poshtë për të dëgjuar materialin audio:
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej